DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.T, 24 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Halit Bega”, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë të dyshuar narkotike kokainë;

F.R, 20 vjeç dhe S.H, 22 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, shtetasi S.H, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së Forcës së Posaçme “Shqiponja” për të ndaluar mjetin.
Pasi është bërë ndalimi i mjetit, është ushtruar kontroll në automjet dhe dy shtetasve të arrestuar. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasi F.R, 20 vjeç(pasagjer), punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin D.H, 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Komisariati i Policisë Krujë, arrestoi në flagrancë shtetasit:
N.T, 56 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin edhe është përplasur me automjetin me drejtues S.T;

F.D, 48 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin edhe është përplasur me automjetin me drejtues R.S;

A.T, 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 20 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar ka aksidentuar këmbësoren K.J, 32 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën ku jeton me qera shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.