DVP Durrës /Shkon në 23 numri i të arrestuarve dhe të proceduarave gjatë dy javëve të fundit të cilët ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit
Si rezultat i kontrolleve intensive në ambiente të ndryshme, evidentohen dhe goditen dhe 3 raste tjera të kësaj veprimtarie.
Arrestohen 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjerë, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit R. B., 18 vjeç dhe E. N., 29 vjeç, të dy banues në Katund Sukth Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. D., 52 vjeç, banues në Katund Sukth Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.