Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë
•Arrestoi shtetasin M. A., 42 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, sepse më datë 21.12.2024, ora 18:20, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
•Shpalli në kërkim shtetasin L. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se më datë 20.12.2024, ka vjedhur një shumë parash në një lokal në këtë fshat.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë
arrestoi shtetasit:
•I. G., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin e markës Yinxiang, pa leje drejtimi, në lagjen “Pavarsia 2”, ka goditur këmbësoren D. F. G., 72 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
•A. A., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin e markës Lifan, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Himarë
•Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi më datë 20.12.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me grusht duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë shtetasit R. B., 29 vjeç.
•Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. Gj., 77 vjeç, banues në Himarë, pasi më datë 21.12.2024, ora 14:00, shtetasi R. K., 59 vjeç, banues në Himarë, ka bërë kallëzim se është kanosur me fjalë nga A. Gj., për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Delvinë arrestoi shtetasin Sh. R., 32 vjeç, banues në lagjen “9 Tetori”, Delvinë, pasi më datë 20.11.2024, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Stacioni i Policisë Livadhja referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit B. A., 19 vjeç, R. B., 18 vjeç, dhe K. D., 19 vjeç, të tre banues në Sarandë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë shtetasin F. P., 21 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.