DVP Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 2023.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Gj., 60 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dhe A. M., 54 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se 60-vjeçari ka instaluar në mënyrë të paligjshme, një matës të energjisë elektrike në biznesin e 54-vjeçarit.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.