Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit I. L., 34 vjeç dhe K. T., 29 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa;
-G. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka kallëzuar për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.