Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
I. D., 20 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi u konstatua në rrugën “18 shtatori”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
A. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.