Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. Z., 24 vjeç, banues në Patos, që ia ka caktuar Gjykata, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se më datë 04.05.2024, i ka vënë flakën automjetit të shtetasit A. G., 31 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin E. T., 32 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Divjakë, pasi ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke organizuar lojra fati me celular, në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë. Për këtë rast u procedua penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi A. K., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu u procedua penalisht një tjetër shtetas i mitur 17 vjeç, pasagjer në automjet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një send të ngjashëm me pistoletën sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.