Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetë një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbante pa leje, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 Shtatori”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 65-vjeçare, këmbësore, banuese në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.