Raporti i ngjarjeve, 14,15,16 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 192 shtetas, konkretisht: 61 shtetas janë vënë në pranga, 124 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 23 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit kibernetik janë evidentuar 4 raste, për të cilat vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësive.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 24 raste, 11 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 14 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-9 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 9 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-7 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Përndorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Fyerja”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar:

-1 shtetas i kërkuar për moskallëzim të krimit;

-1 shtetas i kërkuar për vjedhje të energjisë elektrike;

-1 shtetas i kërkuar për përndjekje;

-1 shtetas i kërkuar për kanosje dhe për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike;

-1 shtetas i kërkuar për trafikim të shtetasve të rritur, kryer në bashkëpunim.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilave 11 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 32 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 20 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.