DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 50 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
G. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
M. S., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, të caktuar në favor të bashkëjetueses së tij, duke iu afruar banesës së saj.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. M., 31 vjeç, dhe E. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi kanë goditur me grusht një 35 vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.