Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve
-arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 45 vjeç, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike Kokainë dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Dh., 39 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike Kokainë.
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., 57 vjeç, banues në Skrapar, me detyrë administrator i një subjekti për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve dhe gurëve dekorativë, pasi gjatë punës në këtë subjekt, ka dëmtuar dorën, punonjësi, shtetasi K. S., 40 vjeç, banues në Skrapar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.