DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim I. V., 35 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 48 vjeç, banues në Gjepalaj Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.