Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 28 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. Janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë arrestuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për krime ekonomike janë vënë në pranga 7 shtetas. Janë ndaluar 2 shtetas, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas.
Janë evidentuar 10 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-11 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-7 raste të krimeve kibernetike, për të cilat vijojnë hetimet për të zbardhur autorësitë;
-5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
-nga 1 rast i falsifikimit, vetëgjyqësisë, përndjekjes, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe kryerjes së veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
4 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.
1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
1 shtetas është ndaluar për veprat penale “Mashtrimi në subvencione”, kryer në bashkëpunim, dhe “Fshehja e të ardhurave”.
2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 1 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.