Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Ç., 58 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 54-vjeçar.
Komisariati i Policisë Skrapar shpalli në kërkim shtetasit Q. M., 20 vjeç, L. H., 21 vjeç dhe B. O., 32 vjeç, të tre banues në Skrapar, pasi dyshohet se kanë vjedhur me dhunë, një shumë parash, në banesën e shtetasit I. B. Vijojnë intensivisht kërkimet për kapjen e 3 shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.