Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 62 vjeç banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin H. Ç., për blerjen e një trualli në qytetin e Sarandës, duke nënshkruar kontratë dhurimi, me qëllim për të fshehur të ardhurat dhe për të shmangur detyrimet tatimore.
-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe E. D., 26 vjeçe, banuese në fshatin Mezhgoran, Tepelenë, pasi ditën e djeshme, janë paraqitur në PKK Kakavijë, duke shoqëruar një shtetase të mitur, pa prokurën përkatëse të prindit të saj.
–
Më datë 11.12.2024, rreth orës 20:30, në Memaliaj, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. D., 68 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.