DVP Durrës
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, evidentohen dhe goditen 3 raste të tjera.
Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. P., 38 vjeç, R. H., 60 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M., 23 vjeç, R. B., 33 vjeç, M. A., 42 vjeç, dhe L. K, të gjithë banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.