Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. T., 66 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe motomjeti që drejtonte përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., 27 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi F. T., i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore;

-S. Sh., 36 vjeçe, banuese në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin H. O., këmbësor, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në një lokal në fshatin Libofshë, Fier, shtetasi S. D., 68 vjeç, banues në fshatin Libofshë, nuk është ndjerë mirë. Gjatë transportimit për në spital, ai ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.