Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë, pas denoncimit të bërë nga një shtetas se në subjektin që ai administron ishin blerë produkte me kartëmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara, ka nisur menjëherë hetimet. Si rezultat, është bërë referimi në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ndaj shtetasit M. K., 26 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. Z., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.