Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 39 shtetas janë vënë në pranga, 55 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste. Janë ndaluar 2 shtetas, është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike. 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për raste të tjera në këtë fushë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës, me 1 shtetas të vënë në pranga. 1 shtetas tjetër, i kërkuar për të njëjtat vepra, është ndaluar;
-nga 1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i prostitucionit dhe dhunës seksuale, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie, me 3 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, falsifikimit të dokumenteve, vetëgjyqësisë, pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, trafikimit të mjeteve motorike, prishjes së qetësisë publike dhe dhunimit të banesës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
9 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
1 shtetas i kërkuar për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve, është ndaluar.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.