Raporti i ngjarjeve, 3 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të krimeve kibernetike. Njëri rast me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të moskallëzimit të krimeve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Prishja e qetësisë publike”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Kallëzimi i rremë”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

4 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në Tiranë.

1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

1 shtetase është arrestuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.