DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

A. T., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

D. A., 43 vjeç, dhe Y. B., 39 vjeç, banues në Devoll, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

D. H. 37 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij në aksin “Kapështicë-Bilisht”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mallra (produkte ushqimore dhe cigare) të dyshuara të futura kontrabandë nga Greqia.

XH. K., 57 vjeç, banues në fshatin Ibë e Sipërme, Tiranë, pasi në aksin “Kapështicë-Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan disa goma për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. F., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar canabis sativa.

Sektori për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin turk H. D., 44 vjeç, banues në Ankara, pasi gjatë kontrollit, në automjetin që ky shtetas drejtonte u gjetën 4 shtetas të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.