Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. C., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, ndaloi shtetasin A. S., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin P. N., 64 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. N., se 64-vjeçari e ka fyer dhe e ka goditur në këmbë.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin S. M., 38 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi N. G., se ky shtetas e ka kanosur për motive të dobëta.
Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin V. L., 64 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja D. K., se ky shtetas i ka dëmtuar 15 rrënjë ullinj në fshatin Pilur, në pronësi të saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.