DVP Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim L. H., 55 vjeç, banues në Gramsh.
Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 muaj burgim), për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.