Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. U., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Range Rover”, të dyshuar të vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. R., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Vlorë, se shtetasi B. R. dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, e kanë dhunuar fizikisht, për motive të dobëta. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. R., identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për një ngjarje aksidentale të ndodhur më datë 26.11.2024, ku dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në këmbë, gjatë punës, duke pastruar, punonjësi i mirëmbajtjes në Portin e Vlorës, shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestoi shtetasit:
Sh. R., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
F. M., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
F. Sh., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.