DVP Durrës
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin A. V., 59 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
D. P., 19 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
K. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.