Durrës – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

Durrës

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në tre lokale, në lagjet nr. 8 dhe nr. 12 Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve procedurale është vënë në pranga shtetasi E. K., 25 vjeç banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 28 vjeç, R. B., 21 vjeç dhe D. K., 23 vjeç, të tre banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.