Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 27 shtetas janë vënë në pranga, 39 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Gjithashtu, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 84 janë proceduar në gjendje të lirë, për paligjshëmri gjatë një tubimi në kryeqytet.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Për 1 vjedhje të mëparshme, është ndaluar 1 shtetas.
Janë goditur 8 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i kërkuar për këtë vepër, është kapur;
-nga 1 rast i veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i krimeve ekonomike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim. 1 shtetas tjetër është kapur për 1 rast të mëparshëm të këtyre veprave;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kallëzimi i rremë”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kallëzimi i rremë”, është kapur.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.