Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për rastet e tjera.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i të miturve”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë;
-nga 1 rast i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Përndjekja”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.