Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 305 shtetas, konkretisht: 117 shtetas janë vënë në pranga, 177 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 29 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 36 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 18 raste. 10 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit kibernetik janë evidentuar 4 raste, 3 prej të cilave me autorë të paidentifikuar. Për rastin tjetër, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 20 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 27 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera në këtë fushë, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 23 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 36 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-4 raste të vetëgjyqësisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mbajtjes pa të drejtë të uniformave, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kallëzimeve të rreme, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për të cilat vijojnë hetimet për të zbardhur autorësinë;
-1 rast i veprës penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, për të cilin vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorësinë;
-1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Ngacmimi seksual”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Dhunimi i banesës”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, me 12 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
44 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për vënie në dispozicion të ambienteve, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe/ose organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, është ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, është ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“, është ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, është ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dëshmia e rreme”, është ndaluar.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 22 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 55 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 27 shtetas janë vënë në pranga dhe 30 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.