DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. M., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasit:

P. Ç., 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 2, Pogradec, u kap në flagrancë me 1 celular që dyshohet se e përdorte për të vënë baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 50 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi është konfliktuar me një 44-vjeçar, për motive të dobëta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasit E. H., 36 vjeç, banues në Maliq dhe M. K., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për shtetasit D. H., 36 vjeç, V. K., 38 vjeç, dhe O. J., 32 vjeç, banues në Korçë dhe Maliq, pasi u kapën në flagrancë me celularë që dyshohet se i përdornin për të vënë baste sportive. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët.

Më datë 24.11.2024, në fshatin Barmash, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetases F. Z., 47 vjeçe, banuese në fshatin Barmash. Si pasojë është djegur baza ushqimore.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, janë paraqitur shtetasit A. K., S. R. dhe M. F., të cilët kanë kallëzuar se kanë konstatuar vjedhje gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesat e tyre. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.