Policia e Shtetit, promotore e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”

Policia e Shtetit, promotore e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Në këtë kuadër, punonjës të Policisë iu janë bashkuar marshimeve, fushatave sensibilizuese, aktiviteteve të ndryshme, hartimit dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve, iniciativa këto të ndërmarra së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera, kompetente dhe përgjegjëse për trajtimin e integruar të rasteve të dhunës me bazë gjinore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune, te njësitë fizike, adresat zyrtare online të Policisë së Shtetit ose te numri pa pagesë 112.

Reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i integruar dhe i përshtatur në formën më të mirë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e këtij krimi.