Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 23.11.2024, se gjatë punës në një subjekt në Skuraj, ishte rrëzuar nga lartësia, shtetasi F. H., i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve, Komisariati i Policisë Kurbin kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim, K. Ll., 53 vjeç, banues në Fushë Mamurras. Nga hetimet dyshohet se shtetasi F. H. u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit dhe vëllait të tij. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Ishull Lezhë, ju bëjmë me dije se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 33 vjeç. Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. B.. Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Lezhë vuri në pranga shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar pranë qendrës sociale ku është strehuar bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces për zgjidhje të martesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.