Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Sektori i Qarkullimit Rrugor
-ndaloi shtetasin e L. H., 27 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. G., 33 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Rërëz, Dimal, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
-arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 21 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet.
Komisariati i Policisë Kuçovë
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 55 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Sh. L., 68 vjeç, banues në Kuçovë.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Gj. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.