Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin O. K., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sektori i Policisë Rrugore në Komisariatin Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 23.11.2024, në lagjen “Isa Boletini”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një pistoletë lodër dhe një radio të ngjashme me ato të policisë.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit H. B., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, dhe I. H., 45 vjeç, banues në fshatin Shijan, Delvinë, pasi më datë 23.11.2024, u konstatuan duke hedhur inerte në fshatin Çukë, Sarandë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.