PKK Port Durrës – Paraqiti në sportel, në dalje, dokumente bullgare false, arrestohet shtetasi turk

PKK Port Durrës

Paraqiti në sportel, në dalje, dokumente bullgare false, arrestohet shtetasi turk.

Sekuestrohen pasaporta dhe karta e identitetit që paraqiti ky shtetas.

Në vijim të punës kundër paligjshmërive në kufi, që kryhet në bazë të analizës së riskut, si dhe pas kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga shtetasin turk Y. R., 35 vjeç, banues në Turqi.

35-vjeçari tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë dhe kartë identiteti bullgare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.