DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi shtetasin T. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe po punon për kapjen e shtetasit F. Ll., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 17.11.2024, kanë vjedhur bateritë e 4 mjeteve të tonazhit të rëndë, në pronësi të një firme që po kryen punime në një segment rrugor në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit T. Z. iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e baterive të vjedhura. Gjithashtu, u sekuestrua një automjet i dyshuar i përdorur gjatë vjedhjes, të cilin shtetasi T. Z. e drejtonte pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 35 vjeç, banues në Shijak dhe N. Gj., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

G. H., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

D. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një autobus. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.