DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. E., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë një shumë parash, 3 shtetasve.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen E. M., 28 vjeçe, banuese në Maliq, pasi në qytetin e Maliqit, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një shtetas të mitur.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja K. K., 64 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 19.11.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj shtetësja M. B., 36 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.