DVP Vlorë/Arrestohet 1 shtetase, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Arrestohet 1 shtetase, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen M. K., 45 vjeçe, banuese në Hungari, pasi dyshohet se ka vjedhur në dy banesa, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, veshje dhe sende të ndryshme.

Stacioni i Policisë Livadhja referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. B., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 18.11.2024, ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Bistricë, Finiq. Po punohet për kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin H. S., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 06.11.2024, ka vjedhur një shumë parash, në një restorant, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Po punohet për kapjen e tij.

Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. C., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë vjehrrën e saj 64 vjeçe;

D. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 19.11.2024, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasja H. H., 84 vjeçe.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.