DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasin V. K., 43 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën “Arret në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Durrësit.

Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

V. L., banuese në Durrës, pasi ka kryer punime ndërtimi të paligjshme, në banesën e saj;

B. O., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.