DVP Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin S. Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua në aksin rrugor “Gjirokastër-Valare”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Bilisht, Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi i ka shitur me anë të mashtrimit, një makineri për prodhimin e vajit të ullirit, një 38-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.