Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe në afërsi të banesës, ka kanosur me jetë shtetasin J. S., për motive të dobëta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se për shkak të dhunës ka konsumuar një sasi medikamentesh. Aaktualisht ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– F. P., 31 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– T. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ibë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
– A. K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndaluar automjetin që drejtonte, pa siguruar dyert e pasme të tij. Pasagjerja në automjet ka hapur derën e pasme dhe ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 27 vjeç, i cili qarkullonte me monopatinë. 26-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– B. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e Rrugës së Barrikadave me rrugën “Zenel Baboçi”, automjeti tip “Benz” që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. R., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 27-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
–
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 po punojnë për shoqërimin e shtetasit L. K., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se gjatë një debati për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F. Xh., 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë.