Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– D. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– A. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë në Polici, se kunati i tij, shtetasi B. D., e ka dhunuar atë fizikisht. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. D., gjatë kohës që është kallëzuar, ka qenë në Greqi.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit M. N., 23 vjeç, dhe F. Sh., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.