Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve.

Gjithashtu, specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin me drejtues Sh. M., 34 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. A., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaportë biometrike, duke deklaruar të dhëna të rreme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. G., 39 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetase, për motive të dobëta. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Çlirimi”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesë, shtetasi A. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur, në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.