Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Librazhd ndaloi me iniciativë shtetasin D. H., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin serb A. G., 66 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin R. P., 72 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi R. P., i cili është në kujdesin e mjekëve.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi nëpërmjet celularit ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci. Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e 37-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 49 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në fshatin Mengël, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan rreth 130 litra naftë, pa dokumentacionin përkatës.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. J., 59 vjeç, pasi për motive pronësie, me vetëgjyqësi, ka dëmtuar rrethimin e një pjese toke në pronësi të vëllait të tij.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nëpërmjet celualarit i ka dërguar mesazhe fyese, bashkëshortes së tij 23 vjeçe, me të cilën është në proces divorci. 23-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.