DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin K. H., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

S. B., 77 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen Sh. Z., për motive të dobëta;

A. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer punime ndërtimi të paligjshme, në një ambient të marrë me qira;

F. Xh., 36 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka goditur me grushte shtetasin E. H., 34 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.