Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
M. B., 32 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen;
D. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale;
B. T., 32 vjeç, banues në Sukth, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në karburantin ku ishte i punësuar;
A. K., 53 vjeç, banues në Fier, pasi nuk ka paguar sigurimet shoqërore për punonjësin e subjektit të tij, shtetasin A. K. (i përmendur më lart);
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. S., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi është konfliktuar me shtetasin G. D., për motive të dobëta;
K. V., 23 vjeç dhe A. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.