DVP Vlorë
Stacioni i Policisë Livadhja arrestoi shtetasin K. T., 47 vjeç, banues në fshatin Krane, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin e huaj B. K., 24 vjeç, banues në Belgjikë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për një shtetas 17 vjeç dhe një shtetase 17 vjeçe, pasi dyshohet se gjatë një aktiviteti sportiv, janë konfliktuar me shtetaset D. M., 26 vjeçe dhe A. M., 24 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.