Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
•E. P., 24 vjeç, banues në Sheqishte, Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkalës së Parë Fier me vendimin e datës 21.03.2019, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Vjedhje”.
• D. S., 21 vjeç, banues në Radostinë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.