Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Q., 50 vjeç, banues në Berat, me detyrë Jurist i AShK, Berat, pasi për këtë institucion ka kallëzuar një 50-vjeçar, se nëpërmjet dokumenteve false, është kryer kalimi në pronësi të një shtetasi tjetër, i një objekti që ai pretendon se është pronë e tij.
Sekisioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj. alias F. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.
Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një stemë si e Policisë, që mbahej pa të drejtë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. G., 40 vjeç, banues në Berat, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte dhe për të kryer testin e alkoolit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.