Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Xh., 38 vjeç dhe R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, të dy punonjës të OSHEE-së, pasi dyshohet se kanë instaluar në mënyrë të paligjshme, një matës të energjisë elektrike në një biznes.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 Shtatori”, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare, banuese në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.